Tiranë, 5 Nëntor NOA foto Update - Kanë vazhduar edhe sot emërimet në polici dhe disa zyrtarë të tjerë janë vendosur në poste të rëndësishme të uniformave blu.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i thanë para pak minutash agjencisë NOA se janë bërë edhe tre emërime të tjera.
Kështu, Drejtues Ylli Metko, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani Zv/Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.
Drejtues i parë Enver Lirza, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit, deri tani Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse.
Drejtues i Parë Dashamir Maçi, emërohet Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka kryer lëvizjet e para duke ndryshuar stafin e tij dhe emëruar drejtues të rinj të policisë në disa qarqe të vendit.
Kështu Drejtues Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së policisë së Qarkut Elbasan.
Ndërkohë Ilia Nasi emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, deri tani Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës.
Të tjera emërime, ishin:
Hamdi Fjora emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, deri tani drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Rasim Borishi, emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike.
Muhamet Rrumbullaku, ish drejtor i Policisë së Tiranës, emërohet drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Drejtor i Qendrës së Formimit Policor.
Nazmi Kotarja, emërohet Drejtor i Qendrës së Formimit Policor, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Ali Elezi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër.
Muharrem Furriku, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës.
Mërgim Hoxha, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.
Shemsi Premçi, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.
Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.
K/Komisar Saimir Muça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, deri tani Zv/ Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.
K/Komisar Altin Qato, emërohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat.
Bernard Çaushi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat.
Emri Vata, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë.
Edmond Rizai emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Arjan Muça, emërohet Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërsa për dy drejtorat e policisë së qarkut të Gjirokastrës dhe Vlorës ende nuk janë marrë vendimet. Të dy drejtuesit janë në pritje të emërimit.
f.sh/NOA