English

Enciklopedi e re në Maqedoni, aktori shqiptar Bekim Fehmiu konsiderohet "serb"

Shkup, 5 nëntor, NOA - "Enciklopedia filmike" e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si Bekim Fehmiu, duke e cilësuar si aktor serb.

Nën patronazhin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë këto ditë u botua "Enciklopedia filmike", në të cilën nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është serb.

"Enciklopedia Filmike" mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski dhe sipas tij, ajo flet për një enciklopedi që përfshin ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit.

Ajo që të bie sakaq në sy është fakti imitues, se shumë aktorë të filmave maqedonasë që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërore.

Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërore vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, pastaj ata kroatë, boshnjakë, turq dhe, si shkarazi do t'i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut dhe asgjë nga bota filmike shqiptare.

Bekim Fehmiu emërtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se Bekim Fehmiu është aktor serb i filmit dhe i teatrit.

Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja "Madame Kolontine" të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare.

Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmendet aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë.

Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhenj si Xhejms dhe Xhon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra të tjerë.

Ministria e Kulturës sërish ka heshtur përballë këtij falsifikimi dhe injorimi të artit dhe kinematografisë shqiptare.

Botimi i kësaj "Enciklopedie Filmike" vjen pas botimit të enciklopedisë famoze maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE