English

Enciklopedia maqedonase, Akademia e Shkencave seancë të jashtëzakonshme

Shkup, 5 nëntor, NOA - Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme kushtuar çështjes për enciklopedinë maqedonase.

Kryetari i ASHAM-it, Georgi Stardelov deklaroi se pret që në seancën e sotme të zgjidhen të gjitha dilemat me enciklopedinë, të shkarkohet redaksia e vjetër e botimit dhe të fillojnë përgatitjet për formimin e redaksisë së re.

Sipas kreut të ASHAM-it redaksia e re do të përfaqësohet nga të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni, ndërsa formimi i saj do të zgjasë më së shumti një muaj.

Redaksia e re, do të jetë përgjegjëse dhe do t'i përcaktojë prioritetet për korrigjim e enciklopedisë.

Ndërkaq, akademiku Ristovski ka kundërshtuar korrigjimin e enciklopedisë. Ai tha se kjo vepre a është gjë e kryer dhe theksoi se ka të drejta autoriale të cilat janë të mbrojtura, andaj tekstet nuk mund t'i përdorë ndonjë redaktor tjetër, pa marrëveshje përkatëse me autorët.

NOA-INA

KOMENTE