English

Ivanoviç paralajmëron: Kush zgjidhet në Kosovë, ndërpret lidhjet me Beogradin

Beograd, 5 nëntor, NOA - Kandidatët serbë të cilët mund të zgjidhen si drejtues të komunave të Kosovës, nga procesi i votimit të lokaleve të 15 nëntorit duhet të dinë se kanë për të humbur pagën dhe lidhjet me Beogradin zyrtar.

Një paralajmërim të tillë ndaj kësaj kategorie e ka bërë sekretari i ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.

Ai ka bërë me dijeni gjatë një prononcimi për mediat se qëndrimi i qeverisë së Serbisë është që kandidatët serbë të cilët do të pranojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet ta përcaktojnë qartë qëndrimin e tyre të mëpasëm, nëse do duan të paguhen nga buxheti i Kosovës apo nga buxheti i Serbisë.

"Nuk është mundur që njeriu njëkohësisht në dy vende të punës ta ushtrojë punën dhe t'i marrë dy rroga. Nuk është e mundur që njeriu të jetë kryetar i komunës së Prishtinës, me seli në Graçanicë, për shembull, dhe të jetë kryetar i komunës së Graçanicës, e cila do të formohet pas zgjedhjeve të Kosovës", tha Ivanoviç.

n.e/NOA

KOMENTE