English

Largohet drejtoresha e USAID, Berisha e falenderon

Tiranë, 5 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtoren e USAID në Tiranë, Roberta Mahoney, me rastin e largimit të saj nga Shqipëria.

Berisha falënderoi, Mahoney për kontributin e madh që qeveria amerikane i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet Programit Sfida e Pragut të Mijëvjeçarit, i cili ka mbështetur reformat më të mëdha të qeverisjes elektronike në prokurime, tatime, ngritja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve dhe e Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Kreu i qeverisë theksoi se këto kanë qenë objektiva madhore të qeverisë dhe një ëndërr e gjithë shqiptarëve e bërë realitet.

 Nga ana e saj, Mahoney theksoi se gjatë këtyre viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe vlerësoi progresin domethënës të arritur në luftën ndaj korrupsionit, duke theksuar se është mbresëlënës vullneti, me të cilin qeveria po zbaton reformat dhe se si Shqipëria po përparon drejt integrimit evropian.

k.k/NOAÂ

KOMENTE