English

Meta takon reporterët e KE-së: Do përmbushim rekomandimet e raportit

Tiranë, 5 nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti sot delegacionin e Reporterëve të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, David Wilshire dhe Jaakko Laakso.

Gjatë takimit, Meta u shpreh se përmbushja hap pas hapi e rekomandimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është konsideruar si detyrë e rëndësishme e Shqipërisë dhe institucioneve të saj.

Më tej ministri i Jashtëm, Meta shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi për statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe ecuria në procesin e liberalizimit të vizave janë tregues të drejtpërdrejtë të suksesit të reformave institucionale.

Reporterët nga ana e tyre vlerësuan rolin e Shqipërisë, si një kontribuese e rëndësishme e paqes jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

k.k/NOA

KOMENTE