Tiranë, 5 nëntor, NOA - Ministri i Jashtëm, Ilir Meta do të niset nesër në një vizitë zyrtare dy ditore në Malin e Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të institucionit të diplomacisë, sipas të cilave, gjatë qëndrimit në Podgoricë, shefi i diplomacisë shqiptare do të takojë disa nga zyrtarët më të lartë malazezë.
Sipas axhendës së vizitës së Metës, parashikohet që takimet e tij në Malin e Zi të nisin me kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç dhe më pas me homologun e tij Milan Rocen, ku pas takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe do të mbahet një konferencë për shtyp.
n.e/NOA