English

Mjeku njofton policinë: Po më bëjnë presion familjarët e një të vdekuri

Tiranë, 5 nëntor NOA - Një 48-vjeçar është ndjerë keq në banesën e tij dhe familjarët e dërguan menjëherë në ambulancën e lagjes ku ai gjeti vdekjen brenda pak minutash.

Vdekja e 48-vjeçarit ka alarmuar familjarët e tij të cilët kanë nisur t'i bëjnë presion mjekut.

Gjithçka ndodhi dje në ambulancën e Kamzës në Tiranë, kur një mjek ka telefonuar policinë të cilëve i ka raportuar se familjarët e një personi të vdekur po i bëjnë presion.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se familjarët fillimisht kanë dyshuar se 48-vjeçari Petrit Hyka ka gjetur vdekjen nga neglizhenca e mjekëve ndaj dhe kanë nisur të bëjnë presion.

Ndërkohë që sipas mjekëve, i ndjeri ka mbërritur në ambulancë pa shpresa jete çka ka qenë e pamundur për ta t'i shpëtojnë jetën.

Policia bëri të ditur se vdekja e Hykës ka ardhur nga shkaqe natyrale megjithatë trupi i tij u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE