English

Ndryshime në drejtimin e spitaleve, Ilir Dashi prezantohet si drejtori i ri i QSUT-së

Tiranë, 5 nëntor, NOA - Në kuadrin e ndryshimeve që janë ndërmarrë kohët e fundit nga qeveria e re për drejtimin e institucioneve kryesore në vend, sot është publikuar edhe vendimi për kreun e ri të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet.

Gjatë një ceremonie të veçantë prezantimi, organizuar me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka bërë me dijeni se ai do të jetë Ilir Dashi, i cili është njëkohësisht edhe kreu i degës së Tiranës për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

"Dashi do të përmbushë më së miri misionin e tij në krye të QSUT-së", ka garantuar nga ana e tij ministri Vasili.

Sipas tij, Dashi do t'i shërbejë më së miri reformës në shëndetësi dhe kryerjes me sukses të vizitave spitalore të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

n.e/NOA

KOMENTE