English

Njohja e Kosovës, Jeremiç në Bruksel: S'do ta njohim kurrë

Bruksel, 5 Nëntor NOA-Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç ka deklaruar të enjten në Parlamentin Evropian në Bruksel, se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por ai ka shtruar para eurodeputetëve pyetjen se çfarë do të bëjnë 22 vendet e BE-së, që kanë njohur Kosovën, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerëson se është shkelur e drejta ndërkombëtare.

Në një debat me deputetët në Komisionin e Jashtëm parlamentar, Jeremiç ka thënë se Serbia me të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike do të luftojë që të gjendet zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Sipas tij, kjo do të ishte më e lehtë kur Serbia t'i jetë afruar hyrjes në Bashkimin Evropian.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë, Jeremiç ka deklaruar se  autoritetet serbe nuk mund t'u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale, sepse kjo do të përbënte shkelje të rezolutës 1244 dhe të Kushtetutës të Serbisë.

m.i/NOA

KOMENTE