English

Opeli shkurton 10 mijë vende pune, punëtorët paralajmërojnë protesta

Berlin, 5 nëntor, NOA - Protesta të mëdha në të katër fabrikat e Opelit në Gjermani, si edhe manifestime punonjësish në të gjithë Evropën parashikohen të zhvillohen pas vendimit për shkurtime të 10 mijë vendeve të punës nga kompania e njohur e prodhimit të makinave "Opel".

Kjo masë është ndërmarrë pas vendimit të befasishëm të koncernit "General Motors, për të mos e shitur sipërmarrjen e automjeteve Opel.

Protestat parashikohen të zhvillohen ditën e sotme dhe do të kenë në bazë të tyre ngritjen e zërit për humbjen e vendit të tyre të punës.

Pritej që kompania "mëmë" e Opelit, General Motors, t'ia shiste atë sipërmarrjes austriako-kanadeze, Magna dhe kur kjo gjë nuk ndodhi, u shoqërua me një plan shkurtimesh prej 10.000 deri në 50.000 vende pune.

Autoritetet gjermane janë shprehur të shqetësuar lidhur me efektin që do të ketë kjo masë ndaj punonjësve të tyre si edhe opinionin publik gjerman.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë Rainer Bruderle tha se sjellja e General Motorsit ndaj bashkëpunëtorëve të Opelit është plotësisht e papranueshme.

n.e/NOA

KOMENTE