Tiranë, 5 Nëntor NOA - Lojtari që luan në krah të majtë te Mançester Junajtid, Patrik Evra ka theksuar se dy lojtarët e Çelsit, që janë edhe shokë të ngushtë të tij, Didier Drogba dhe Nikolas Anelka, përbëjnë një rrezik të madh para ndeshjes së radhës.
Pas përfundimit të "Champions" Çelsi dhe Mançester Junajtid po shohin nga ndeshja e Premier Ligës, rezultati i së cilës pritet që të vendosë ekipin që do të kryesojë më tej.
"Të dy këta lojtarë, Drogba dhe Anelka janë shokë shumë të mirë. Dhe e di se ata janë gjithashtu edhe lojtarë të mëdhenj", - theksoi Evra.
"Të gjithë mbrojtësit kanë nevojë që të fokusohen dhe të ndalojnë vrullin e tyre, si mundësinë e vetme për të arritur një sukses për skuadrën e tyre, ndaj edhe nga cilësitë që ata gëzojnë do të kemi shumë punë këtë javë".
Patrik Evra është dënuar pas ndeshjes së vitit të kaluar me Çelsin, për probleme që shkaktoi në fushë.
"Janë momente që i përkasin së kaluarës", - theksoi mesfushori i Mançester Junajtid.
e.r/NOA