English

Raporti: Ndryshimet e klimës do godasin 174 milionë fëmijë dekadën e ardhshme

Uashington, 5 nëntor, NOA - Ndryshimi i klimës është një emergjencë globale pasojat e të cilës do të bien kryesisht mbi fëmijët. Një fakt i tillë pohohet në një sondazh alarmi zhvilluar nga organizata humanitare "Save the Children".

Sipas saj, gjatë dekadës së ardhshme do të rezultojnë mbi 175 milionë fëmijë të prekur nga fatkeqësitë natyrore, gjë që faktohet edhe nga parashikimet e raportit të ri "ngrohja globale dhe mbijetesa e fëmijës në epokën e ndryshimeve klimatike", përhapur në Barcelonë me rastin e negociatave botërore për takimin e klimës. Ndryshimi i klimës është kërcënimi më serioz për shëndetin dhe mbijetesën e fëmijës në shekullin 21 dhe sipas "Save the Children" do të ketë rreth 175 milion fëmijë në vit, që do të jenë viktimat e rritjes së fatkeqësive natyrore gjatë dekadës së ardhshme si psh. përmbytjet, ciklone, uria etj.

Raporti pohon ndër të tjera edhe se fatkeqësitë do të rriten nga shtimi i kequshqyerjes dhe sëmundjeve të tilla, si malaria dhe pneumonia, diarre, që janë tashmë ndër vrasësit më të rrezikshme të fëmijëve.

n.e/NOA

KOMENTE