Tiranë, 5 Nëntor NOA - Mediat evropiane nuk kanë lënë pa përmendur pritjen e ngrohtë që kishin rezervuar tifozët e Milanit për brazilianin Kaka, në ndeshjen e fundit të "Champions".
Rikardo Kaka është duartrokitur gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët italianë, sikur të ishte lojtar i Milanit.
Pas gjashtë sezoneve dhe dy "Champions" të fituar me Milanin, Kaka synon të njëjtin sukses me një tjetër skuadër, Realin, me të cilën është bashkuar në fillim të këtij sezoni.
Ndeshja e dytë mes Milanit dhe Realit përfundoi në barazim 1-1 dhe kuqezinjtë e Leonardos zhvilluan një tjetër takim pozitiv, duke lënë pas momentet e vështira dhe krizën që i kishte mbërthyer, gjatë fillimit të këtij edicioni.
e.r/NOA