Kabul, 5 nëntor, NOA - Gjysma e personelit ndërkombëtar prej 1300 vetësh, do të nxirret nga Afganistani për gati një muaj. Ky është vendimi më i fundit që ka ndërmarrë Organizata e Kombeve të Bashkuara, me argumentimin e mbrojtjes së jetës së stafit të punonjësve të saj, të cilët janë tronditur ditët e fundit nga sulmet kamikaze dhe terroriste në Afganistan.
Sipas këtij vendimi, OKB kanë zhvendosur përkohësisht më shumë se gjysmën e ekipit të tyre në Afganistan për arsye sigurie, ku mësohet se rreth 600 punonjës të kësaj organizate janë vendosur në qendra më të sigurta brenda dhe jashtë Afganistanit. Vendimi erdhi pas sulmit të 28 tetorit ndaj një qendre banimi të punonjësve ndërkombëtarë, ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të ekipit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, OKB thotë se aktivitetet kryesore si shpërndarja ndihmave ushqimore nuk do të preken, sepse këto operacione kryen nga punonjës afganë, megjithatë vendimi është dramatik, duke shtuar se gjithsesi masat ekzistuese të sigurisë në këtë vend nuk janë të mjaftueshme.
n.e/NOA