Tiranë, 5 Nëntor NOA - Hamburgu fitoi me Sëlltikun dy javë më parë dhe do të kërkojë një tjetër sukses, në fushën e tij, në ndeshjen e sotme të Evropa Ligë.
Me rikthimin e Fortun, pas tetë javë dëmtimi, trajneri Toni Moubrei shpreson që Sëlltiku mund të kualifikohet në turin tjetër, në rast se do të arrijë që të shënojë një rezultat pozitive, gjatë takimit të sotëm.
"Ne do t'i respektojmë ata, por e dimë se duhet të shënojmë një gol më shumë," - theksoi MauBrei. "Ne shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë rezultat pozitiv."
Ndërkaq, Fortun i cili shënoi dy gola në dy ndeshje të kaluara para se të dëmtohej është rikthyer dhe shpreson që të kthehet edhe te shënimi i golave.
Sëlltik ka tre pikë më pak se vendi i tretë, Rapidi i Vjenës, ekipi me të cilin aktivizohet sulmuesi Hamdi Salihi dhe që do të presë sot në shtëpi Hapoel Tel Avivin.
Hapoel dhe Hamburgu kanë nga gjashtë pikë.
Ndërkaq, Roma duhet të provojë ndaj Fulhemit se është skuadra më e fortë e grupit, para se të pretendojë që të fitojë në fund këtë trofe.
Marko Andreoli shënoi dy javë më aprë për Romën në fund të ndeshjes, por ekipi italian po ndeshet me probleme në kampionat dhe shpreson që t'i kalojë në të ardhmen.
"Në ndeshjen e kaluar, Roma shënoi një gol të shkëlqyer," - theksoi mesfushori i Fulhemit, Zoltan Gera.
"Jam i sigurt se ne do të bëjmë të pamundurën që të fitojmë ndeshjen tjetër ndaj Romës", - përfundon mesfushori.
e.r/NOA
Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet e pritshme për t'u zhvilluar gjatë ditës së sotme:
Tvente - Sherif
Bremen - Austia V.
S. Pragë- Valencia
Tuluz - Shakhtar
Anderlekt - Timisoara
Din. Zagreb - Ajaks
Xhenoa - Lilë
Hamburg- Sëlltik
R. Vjenë - Hap. Tel-Aviv
Sporting - Ventspils
Herenveen - Hertha
Roma - Fulham
Bazel - CSKA S.
D. Bukuresht - Gallatasaraj
S. Graz - Panathinaikos
L. Sofie - Salzburg
Vilareal - Lacio
Fenerbahçe - Steaua
AEK - BATE
Everton - Benfika
Partizan B.- K. Bruzh
Kopenhagen - PSV
Cluj - Sparta
Nacional - Atletiko B.