English

Taçi: Respektoj ligjin por ka një strategji lufte ndaj bizneseve të mia

Tiranë, 5 Nëntor NOA UPDATE - Pak minuta para vetëdorëzimit në polici, bosi i kompanisë së prodhimit të naftës "Armo", Rezart Taçi ka deklaruar se ndaj tij e bizneseve që disponon, prej kohësh po zbatohet një strategji lufte.

Në një deklaratë para mediave, i kërkuari prej ditësh nga policia, Rezart Taçi, ka hedhur poshtë akuzat për ushtrim dhune ndaj gazetarit Mero Baze, duke deklaruar se nuk është në edukatën e tij dhe të familjes përdorimi i dhunës.

"Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj", - deklaroi z.Taçi.

"Dua të theksoj faktin, - vijoi ai, - se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim.

"Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit", ka përfunduar deklarimin e tij, z.Taçi.

m.i/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Vetëdorëzohet Taçi, avokati i tij: Respektojmë vendimin e drejtësisë

Taçi: Respektoj ligjin por ka një strategji lufte ndaj bizneseve të mia

Dhuna ndaj gazetarit Baze, biznesmeni Rezart Taçi vetëdorëzohet në polici

Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi

Dhuna ndaj gazetarit, Rezart Taçi mohon akuzat

Dhuna ndaj gazetarit, kolegët e tij: 10 mijë euro kush gjen Taçin

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme

Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen

Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë

Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona

Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal

Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak

Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze

OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit

Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal

G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze

PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë

Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze

Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë

KOMENTE