Shkup, 5 nëntor, NOA - Periudha e datave 16 deri 22 nëntor është përcaktuar si afati i mundshëm për të realizuar caktuar takimin e radhës midis Athinës dhe Shkupit për arritjen e kompromisit për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ndërmjetësi i Organizatës për Kombet e Bashkuara për çështjen e emrit, Metju Nimiç, i cili e ka bërë publik afatin e lartpërmendur si të mundshmin mbi përballjen e dy palëve.
Nga ana tjetër, zyra e ndërmjetësit ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ka njoftuar se ndërmjetësi Nimiç mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit dhe Athinës, për të fiksuar tamam se cila do të jetë data e saktë e takimit në Nju Jork.
Takimi në fjalë do të zhvillohet pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun në Greqi, ku zhvilloi takimi me kryeministrin e ri grek, Jorgos Papandreu dhe foli për këtë problem.
n.e/NOA
Â