English

Tiranë, Bossi me "Xhaguar" nuk paguan karburantin, policia në kërkim të tij

Tiranë, 5 nëntor NOA - Jo rrallë herë ka ndodhur që djemtë shqiptarë lëvizin me makina të bukura ndërsa xhepat dhe banesat e tyre janë bosh.

Madje ka thashetheme se ata rropaten në emigrim për të fituar para sa për të blerë një automjet të bukur ndoshta "për të shitur mend" në Shqipëri, ndërsa më pas nuk kanë para për të jetuar.

Një fakti të tillë i përngjan incidenti që ka ndodhur dje në kryeqytet kur një person ka furnizuar automjeti tip "Xhaguar" me targa Angleze, por nuk ka paguar paratë e karburantit.

Ka qenë punonjësi i një karburanti në Kashar të Tiranës i cili ka lajmëruar policinë se një person ka furnizuar automjetin e tij dhe më pas është larguar me shpejtësi pa paguar paratë.

Mësohet se punonjësi i karburantit sapo ka parë automjetin luksoz të ndalojë te karburanti është vënë menjëherë në shërbim të tij.

Madje sipas tij drejtuesi i Xhaguar-it kërkoi të furnizonte në maksimum automjetin ndërsa shtirej si "kapadaif".

E ndërsa priste të merrte një dorë të mirë parash, punonjësi i karburantit është shokuar kur ka parë makinën të xhirojë gomat dhe më pas të humbasë në mjegullën e pluhurit që krijoi.

Menjëherë punonjësi ka lajmëruar policinë e cila nisi menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur pronarin e "Xhaguari-t".

k.k/NOA

KOMENTE