English

Tiranë, hajdutët lidhin rojën dhe vjedhin fabrikën

Tiranë, 5 nëntor NOA - Për hajdutët duket se roja nuk është problem për ta, ata mund të realizojnë vjedhje edhe nëse roja është i pranishëm.

Mjafton që të kenë litar për të lidhur rojën dhe gjithçka është në favor të tyre.

Një fat të tillë ka pasur roja i një firme në fshatin Muçaj të Vorës, në Tiranë i cili është lidhur ditën e djeshme nga disa persona të panjohur dhe ka parë me "sy" se si u vodh firma ku ai ishte punësuar që të ruante atë.

I vetëm roja nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar firmën në fund të fundit "dy duar për një kokë janë", kështu që roja ka mundur të mos bëjë rezistencë por të pranojë të lidhet nga hajdutët të cilët pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar me shpejtësi.

Policia është njoftuar nga pronari i firmës për vjedhjen dhe ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.

k.k/NOA

KOMENTE