English

Tmerr në Pogradec, e godet me grusht dhe e flak në kanal ku e lë të vdesë

Pogradec, 5 nëntor, NOA - E ka goditur me grusht dhe më pas e ka hedhur në një kanal me ujë, ku e ka lënë të vdesë.

Kjo është ngjarja fatale që ka pasuar grindjen për motive fatale të dy të rinjve nga një fshat i Pogradecit, autori i së cilës ka rënë në prangat e policisë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Pogradecit, sipas të cilëve personi i arrestuar është 36-vjeçari Florian Baci, banues në fshatin Memelisht të Pogradecit.

Kjo pasi duke pirë në mbrëmje në një lokal së bashku me Ilirjan Seitllarin, kanë dalë jashtë barit dhe janë grindur për motive të dobëta.

Aty mësohet se Baci e ka goditur viktimën me grusht në syrin e majtë dhe e ka hedhur më pas në një kanal me ujë në anë të rrugës nacionale, aty ku ai ka gjetur edhe vdekjen e është gjetur vetëm sot në orët e para të mëngjesit.

Policia tha se u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vrasjes", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

.

KOMENTE