Tiranë, 5 Nëntor NOA Lajm dhe foto UPDATE - Avokati i Rezart Taçit, biznesmenit të kompanisë "Taçi Oil", Maks Haxhia, deklaroi sot për mediat se do të respektohet vendimi i drejtësisë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.
Po sot, policia njoftoi se, rreth orës 16 të pasdites, biznesmeni i kompanisë "Taçi Oil" u vetëdorëzua në polici ku do të qëndrojë në izolim deri nesër, për tu transferuar në burgun 313, në pritje të gjykimit.
Sipas policisë, për shtetasin Rezart Mustafa Taçi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë "Arrest në burg", për konsumim të veprës penale të "goditjes për shkak të detyrës së kryer në bashkëpunim", në bazë të kodit penal.
Taçi akuzohet se në datën 03 nëntor 2009 në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë (të cilët ndodhen të arrestuar), dyshohet se kanë goditur me grushta, në ambientet e brendshme të një lokali, gazetarin Mero Baze.
m.i/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:
Vetëdorëzohet Taçi, avokati i tij: Respektojmë vendimin e drejtësisë
Taçi: Respektoj ligjin por ka një strategji lufte ndaj bizneseve të mia
Dhuna ndaj gazetarit Baze, biznesmeni Rezart Taçi vetëdorëzohet në polici
Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi
Dhuna ndaj gazetarit, Rezart Taçi mohon akuzat
Dhuna ndaj gazetarit, kolegët e tij: 10 mijë euro kush gjen Taçin
Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme
Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen
Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë
Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona
Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal
Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak
Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze
OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit
Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal
G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze
PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes
Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë
Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze
Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë