English

Votohet në Kuvend, Edlira Bushati miratohet në krye të KKRT

Tiranë, 5 Nëntor NOA-Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancën e tij plenare kandidaturën e zonjës Edlira Bushati në krye të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve.

Me një votim të fshehtë, kandidatura e Edlira Bushatit u miratua me shumicë votash dhe tre abstenime.

Bushati do të zëvendësojë në këtë post Mesila Dodën e cila u mandatua si deputete e PD në qarkun e Fierit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti.

Kuvendi miratoi gjithashtu në seancën e pasdites, shkarkimin nga posti i anëtart të KKRT, të zotit Detar Hysi.

m.i/NOA

KOMENTE