Pogradec, 5 Nëntor NOA-Një vrasje për motive të dobëta është akuza që rëndon mbi një 36 vjeçar nga Pogradeci i cili u vu sot në pranga nga forcat e policisë së këtij qarku për shkak se qëlloi për vdekje shokun e tij.
Burime nga policia thonë se i arrestuari është Florian Xhelal Baci i cili akuzohet se në datën 3 rreth orës 19.00, ka qëlluar për vdekje gjatë një konflikti shokun e tij, Ilirjan Setllari, me të cilin ishin duke pirë në një lokal në afërsi të fshatit Hudenisht-Pogradec.
Pasi kanë pirë, të dy personat kanë dalë jashtë duke debatuar e në këtë moment, Florian Baci e ka goditur me grusht Ilirian Setllari në syrin e majtë dhe e ka hedhur në një kanal me uje ne ane te rruges nacionale.
Viktima u gjet një ditë më pas rreth orës 09.00 të mëngjesit.
m.i/NOA