Tiranë, 6 nëntor, NOA - Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Robert Bosch ka pohuar se liria e medias është mjaft e rëndësishme për një vend dhe se ky institucion po punon për promovimin e saj në Shqipëri.
Një qëndrim të tillë ai e bëri me dijeni në diskutimin e organizuar nga Unioni i Gazetarëve "Midis lirisë dhe informalitetit", ku të njëjtën linje gjatë diskutimit të tij ka mbajtur edhe ambasadori amerikan Uithers duke dënuar dhunën në media.
"OSBE nga ana e saj ka ndërmarrë iniciativa për lirinë e medias. Jemi të mendimit se duhet krijuar një klub për vetërregullimin e medias", tha Bosch më pas në lidhje me një fakt të tillë.
Duke pohuar në fund të fjalës së tij se duhet të krijohet mundësia që të shprehet mendimi i lirë.
n.e/NOA
Â