Tiranë, 6 nëntor NOA - "Ju lutem më ndihmoni, djali po më shkatërron shtëpinë është i sëmurë mendor".
E ndërsa kishte bërë të gjitha përpjekjet për të ndaluar tërbimin e djalit të tij të sëmurë psikik, një banor i Saukut kërkoi ndihmën e policisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 në Sauk tek rrethrrotullimi në Tiranë, kur një i sëmurë psikik i cili prej kohësh nuk kurohej në spital por jetonte në banesën e tij me prindërit ka shfaqur doza të rënda të sëmundjes.
Nën efektin e sëmundjes mendore ai ka filluar të shkatërrojë shtëpinë ndërsa asnjë nga familjarët e tij nuk pasur fuqinë ta ndalojë.
Kështu për të ndaluar vrullin e djalit, familjarët telefonuan policinë e cila mbërriti menjëherë për të neutralizuar veprimet e të sëmurit psikik.
Burime nga policia thanë se pak minuta më vonë prezenca e policisë mundi të qetësonte djalin e ri, të cilin familjarët nuk kishin mundur ta lidhnin me zinxhir ashtu si prindër të tjerë të fëmijëve të sëmurë mendor raste këto që u publikuan pak ditë më parë në media.
Kështu liria e dhënë nga prindërit e ka favorizuar të sëmurin të shkatërrojë shtëpinë.
k.k/NOA