Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 6 Nëntor NOA - Lidhur me debatet e fundit të krijuara në media mbi korrektësinë që tatimpaguesi Rezart Taçi ka ndaj autoriteteve fiskale, ka reaguar sot, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
Artur Papajani përmes një deklarimi për media, tha se kompania dikur shtetërore e karburanteve, "ARMO", për periudhën 9 mujore të këtij viti, nuk ka asnjë detyrim të papaguar.
Papajani ka shpjeguar pse u ndërmor vendimi për bllokimin e punës së "ARMO"-s.
Ai vlerësoi se "nisur nga ritmet e ngadalta, që ky subjekt po shfaqte për plotësimin e dokumentacioneve si dhe nga vonesa prej 15 ditësh për të paguar taksat ndaj shtetit në muajin tetor, e detyroi administratën tatimore të ndërmerrte vendimin ekstrem për bllokimin e punës".
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve u shpreh se si pasojë e pagesës së taksave niveli i akcizës është rritur me 22 për qind gjatë muajit të fundit.
Por sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje që të paguhen borxhet e vjetra të kompanisë përpara kohës së privatizimit.
Tatimorët prej më shumë së dy muajsh ndodhen në rafinerinë e naftës për të kontrolluar këtë subjekt.
r.l/f.sh/NOAÂ
Lexoni më shumë mbi argumentin:
Jaka: Taçi mos të mbahet në burg, mediat po gadasin biznesmenët me shpifje personale
Uithers: Indicenti "Baze", nuk ka justifikim dhuna ndaj medias, institucionet të reagojnë
Vetëdorëzohet Taçi, avokati i tij: Respektojmë vendimin e drejtësisë
Taçi: Respektoj ligjin por ka një strategji lufte ndaj bizneseve të mia
Dhuna ndaj gazetarit Baze, biznesmeni Rezart Taçi vetëdorëzohet në polici
Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi
Dhuna ndaj gazetarit, Rezart Taçi mohon akuzat
Dhuna ndaj gazetarit, kolegët e tij: 10 mijë euro kush gjen Taçin
Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme
Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen
Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë
Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona
Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal
Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak
Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze
OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit
Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal
G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze
PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes
Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë
Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze
Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë