Tiranë, 6 nëntor NOA - Një studente e sëmurë kërkon ndihmën e dy të njohurve të saj ta transportojnë në spital por gjithçka përfundon me polici.
Mësohet se dy personat kanë shkuar pak pas mesnatës, në orët e para të ditës së sotme te konvikti i inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë për të marrë studenten me qëllim që ta dërgonin në spital.
Por aty janë përballur me rojën e konviktit i cili nuk ka lejuar hyrjen e dy personave në ambientet e brendshme të konviktit të femrave.
Ndërkohë që në debat e sipër me rojën, dy personat tërthorazi kanë treguar se ishin të armatosur gjë e cila ka detyruar rojën të tërhiqet vetë dhe të lajmërojë policinë.
Ai ka lajmëruar policia e cila mbërriti menjëherë në ambientet e konviktit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas marrjes së pyetje të personave rezultoi se ata donin të merrnin një femër nga konvikti për të çuar në spital.
k.k/NOA
Â