English

Gjermano-lindorët ende flasin për "ata" dhe "ne"

Rodel, sot në të 70-at, thotë se ribashkimi ishte i pashmangshëm. Ai shton se Gjermania Lindore u përpi nga ajo perëndimore, duke e çuar në plehra traditën kulturore të kësaj pjese të Gjermanisë

Nga Claire Bigg

Fritz Rodel, dikur i përkiste elitës së ish-Gjermanisë Lindore. Pozicioni i tij si drejtor i një prej teatrove më prestigjioz të Berlinit i ofronte një jetë komode dhe mundësinë e udhëtimeve të shpeshta jashtë vendit.Â

Me pak fjalë, kjo ishte jeta që i ishte mohuar shumicës së banorëve të ish-republikës komuniste për 41 vjet.Â

Nga lidhjet që kishte Rodel, e dinte qysh në mes të viteve '80 se Republika Demokratike Gjermane, e krijuar pas Luftës së dytë Botërore, mezi po qëndronte në një këmbë.Â

Natën e 9 nëntorit 1989, kur ra Muri i Berlinit, ai shkoi në shtrat si çdo natë tjetër, por u zgjua në një vend tjetër, që nuk kishte nevojë për të.

"U largova nga posti në vitin 1990, pasi e dija se donin të emëronin një drejtor të ri. Dyshoja se vendin do t'ia jepnin ndonjë të paafti, siç ishte shpesh rasti me emërimet në Gjermaninë Lindore. Nuk doja të hiqja njerëz nga puna dhe kjo do të ishte detyra ime e fundit në atë post", thotë Rodel.Â

Parashikimi i tij qe i drejtë. Shumica e kolegëve u larguan nga puna dhe shumica u zëvendësuan nga gjermano-perëndimorët që ishin të etur të kapnin tregun lindor.Â

I njëjti skenar u përsërit në të gjitha institucionet në Gjermaninë Lindore.Â

Rodel, sot në të 70-at, thotë se ribashkimi ishte i pashmangshëm. Ai shton se Gjermania Lindore u përpi nga ajo perëndimore, duke e çuar në plehra traditën kulturore të kësaj pjese të Gjermanisë.Â

Rodel shton se ndarja vazhdon ende mes dy pjesëve të vendit, në atë që ai e quan "muri në kokat e njerëzve".Â

"Edhe në Berlin ndarja mes Perëndimit dhe Lindjes është ende e fortë. Do të marrë dekada që njerëzit të jenë sërish një", thotë Rodel.Â

Valtrud Zirfogel është e të njëjtit mendim. 73-vjeçarja, e cila shet sanduiça në një kioskë, nuk e njeh më lagjen e saj në pjesën lindore të Berlinit.Â

Pas rënies së Murit, investitorët u dyndën në këtë zonë, duke bërë ndërtime të shumta, çfarë largoi banorët e vjetër të zonës.Â

"Apartamentet e vjetra ishin të lira në Gjermaninë Lindore. Pas luftës, në to jetonin familje të mëdha, me nga pesë apo gjashtë fëmijë. Sot, çmimet janë shumë të larta. Shumica e njerëzve kanë shkuar në zona më në lindje të vendit. Tani kjo është lagje për të privilegjuarit", sqaron Zirfogel.Â

Ndërkaq, një tjetër ish-bashkëqytetar i saj, Gunter Holvas, ka ikur larg Berlinit, në një zonë të qetë buzë liqeni.Â

59-vjeçari, muzikant bluzi, nuk ka shkelur në Berlin tre vjetët e fundit.Â

I njohur nga dashamirësit e muzikës së tij si "Holly", ai u dëbua nga Gjermania Lindore, pasi nëpër kisha mbante koncerte që shkonin kundër politikave të kohës.Â

Fillimisht, në koncertet e tij vinin 300 njerëz, por me kohën ai mblodhi deri në 100 mijë spektatorë.Â

Fama i solli dhe telashet politike, pasi policia sekrete kërkoi nga ai që të bashkëpunonte.Â

"Më morën nga rruga dhe më çuan në policinë sekrete. Pasi hodha poshtë ofertën e tyre për bashkëpunim, më thanë se nëse nuk e ndërprisja aktivitetin, menjëherë do të më merrnin fëmijët dhe do t'i jepnin për birësim. Në fund u thashë se ata fituan", rrëfen Holva për radion Evropa e Lirë.Â

Dy javë më vonë, Holvas kaloi Murin e Berlinit me dhimbjen në shpirt se kurrë nuk do t'i shihte sërish më të dashurit e tij.Â

Pas disa vitesh të palumtura në Gjermaninë Perëndimore, ai u zhvendos në Kanada.Â

Në vitin 1989, ai shikonte në CNN, me eufori dhe mosbesim së bashku, rënien e Murit të Berlinit.Â

"Ndihesha i trishtuar se e dija çfarë vinte më pas. Shitësit e makinave do të dyndeshin dhe do të përpiqeshin të shisnin makina të reja, kompanitë e sigurimeve do të përpiqeshin të merrnin para nga të gjithë. Më vinte keq për gjermano-lindorët."Â

Kur u kthye në vitin 1990 në Gjermaninë Lindore, Holvas u zhgënjye së tepërmi nga mënyra e egër se si gjermano-lindorët kishin përqafuar konsumatorizmin.Â

Në vitin 1993, ai bëri këngën "I cry" ku shprehte ndjenjat e tij pas ribashkimit.Â

"Ky është një vend që nuk e njoh më. Dy shtete të vëna së bashku në një komb dhe ata që urrejnë njëri-tjetrin. Dhe qava e qava për ta", janë fjalët e këngës "I cry".Â

Pas ribashkimit largohet sërish nga Gjermania me idenë se kjo ishte ikja përfundimtare nga atdheu. Disa vite më vonë, pas problemeve shëndetësore dhe i nxitur nga fëmijët, kthehet në Gjermani.Â

Sot, ai ka gjetur paqen buzë liqenit dhe betohet se nuk do të përfshihet asnjëherë më në politikë.

KOMENTE