Teguçigalpë, 6 nëntor, NOA - Të gjithë ministrat e qeverisë së Roberto Michelleti në Honduras kanë dhënë dorëheqjen. Ata kanë vepruar ashtu si kishin rënë dakord me presidentin e rrëzuar, Manuel Zelaya nën kujdesin e diplomatëve amerikanë, javën e kaluar.
Në këtë mënyrë, i bie që Hondurasi të dalë sërish në votime për të zgjedhur qeverinë e tij të re dhe data e caktuar për këtë është 29 nëntori.
Duket se kriza politike në këtë vend ka hyrë drejt zgjidhjes, kjo edhe falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, ndërsa ishte duke shpërthyer një luftë e vërtetë civile mes palëve.
Faktin e mundësisë për shpërthimin e një lufte të tillë madje e konfirmoi edhe vetë presidenti i Kosta Rikës, i cili ishte edhe mediatori kryesor i këtyre bisedimeve.
Por duket se gjërat tashmë janë në rrugë të mbarë dhe Hondurasi ka shansin t'u kthehet kohëve normale të tij.
n.e/NOA
Â