Itali, 6 nëntor NOA - Virusi A/H1N1 ka shkaktuar dy të vdekur të tjerë në Itali.
Një vajzë 9-vjeçare dhe një burrë 55-vjeçar janë viktimat e radhës nga gripi i derrave në Itali.
Dy pacientët ishin diagnostifikuar me gripin e derrit pak kohë më parë pasi ishin paraqitur në spital me simptomat e këtij virusi.
Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve e mitura dhe 55-vjeçari kanë ndërruar jetë.
Vajza 9-vjeçare ka ndërruar jetë sot pas komplikacioneve.
k.k/NOA
Â