Las Vegas, 6 nëntor, NOA - Një tjetër sukses përtej kufijve i Laura Pausinit, këngëtares së njohur italiane.
Mësohet se ajo ka fituar çmimin e edicionit të dhjetë të "Grammys Latin" në kategorinë e albumit më të mirë pop për femra.
Ceremonia e mbajtur në "Mandalay Bay", një hotel-kazino në Las Vegas duket se e emocionoi shumë këngëtaren, e cila tashmë ka vendosur të qëndrojë për dy vjet larg jetës së skenës për t'iu dedikuar siç tha vetë, familjes.
"Unë nuk kam qenë një vajzë e mirë," tha këngëtarja duke kujtuar se për shkak të karrierës së saj, ajo kaloi larg nga nëna 16 vitet e fundit të jetës së saj.
n.e/NOA