Shkup, 6 nëntor, NOA - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni do të zhvillojë sot një vizitë në Maqedoni me ftesë të shefit të diplomacisë së këtij vendi, Antonio Milloshoski.
Bëhet me dijeni se përveç takimit me homologun Milloshoski, Hyseni do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov si dhe kryeministri Nikola Gruevski. Por gjatë vizitës në Maqedoni do te realizojë takime edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare.
Vizita e tij ka si qëllim diskutimin për të gjitha detajet e procesit të vendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë.
"Gjatë takimeve me bashkëbiseduesit do të theksohet nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat karakterizohen në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë", thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.
n.e/NOA