English

Një gazetar i njohur grek përdhunon në grup 16-vjeçarin shqiptar

Athinë, 6 Nëntor NOA - Një djalë 16 vjeçar shqiptar me zhvillim të vonuar mendor, është përballur me dhunë të egër seksuale pasi është përdhunuar në grup nga një gazetar i njohur grek, emri i të cilit u refuzua të publikohej nga policia e Athinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek Athinë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Protagonistët e ngjarjes janë ekstremë në moshat e tyre, një 68 vjeçar grek, pedofil në moshë të thyer, gazetar shumë i njohur i mediave greke dhe një grek i dytë. I përfshirë në ngjarje, aludohet të jetë dhe një 15 vjeçar shqiptar, emigrant familjarisht në Greqi, shok i të dëmtuarit, por roli i tij nuk është ende i qartë.

Mësohet se gazetari 68-vjeçar, është anëtar i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit si dhe i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve.

Sipas të dhënave policore, 68-vjeçari dhe i riu grek, përfituan nga fakti se 16-vjeçari shqiptar shfaqte zhvillim të vonuar mendor dhe e futën në kurth, duke arritur ta përdhunojnë njëri-pas tjetrit në vilën e gazetarit që ju shihni në foto.

Gazetari grek i cili aktualisht angazhohet për një agjenci ndërkombëtare lajmesh, ka mohuar fillimisht akuzën duke thënë se fëmija nuk ishte përdhunuar.

Më tej ka deklaruar se 16-vjeçari ishte përdhunuar, por jo prej tij por nga greku tjetër dhe shoku i të abuzuarit, një 15-vjeçar shqiptar.

I pyetur si i njihte të dëmtuarin, të riun grek dhe 15-vjeçarin shqiptar, gazetari grek tha se i njihet ata pasi ishin fqinjë të banesës së tij në Halandri, lagje luksoze e Athinës.

Zbulimi i ngjarjes, ishte rastësor. Djali 17-vjeçar që ishte shok me viktimën e abuzimit, ishte grindur me të dhe në gjaknxehtësi e sipër e fyeu duke i kujtuar ngjarjen perverse. Kjo u dëgjua nga e ëma e 16-vjeçarit e cila kërkoi të ballafaqohet ajo që dëgjoi dhe u shokua kur ngjarja u pranua dhe nga i biri.

Ai tregoi se gjatë ditëve të kaluara, ishte përdhunuar tre herë me radhë nga fqinji gazetar, një 20 vjeçar grek por ka shtuar se i pranishëm ka qenë dhe shoku i tij 17-vjeçar.

I dëmtuari tregoi se ngjarja e përsëritur tre herë me radhë, kishte ndodhur në vilën e gazetarit të njohur.

E tronditur nga thëniet, e ëma kërkoi ndihmën e policisë dhe pas hetimeve e kontrollit mjekësor, u konfirmua fakti se i mituri ishte abuzuar seksualisht në grup.

Duke folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia e Athinës konfirmoi se arrestoi 68-vjeç, shoqëroi, shoqëroi 17-vjeçarin shqiptar si dhe ka shpallur në kërkim një 20 vjeçar grek i cili dyshohet si i treti i grupit përdhunues.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE