Tiranë, 6 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dekretimet e disa ligjeve të rëndësishme që i kanë mbërritur nga Kuvendi, siç është ai për "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", "Për përgjimin e telekomunikacioneve", "Për profesionet e rregulluara në Shqipëri" dhe "Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sha-së".
Që të gjithë këta ligje kanë qenë mjaft të debatuara gjatë seancave nëpër komisionet parlamentare dhe janë shoqëruar me kunddërvënie nga ana e opozitës, siç është ai i ligjit për përgjimet, në kuadrin e të cilit përfshihen tashmë edhe biznesmenët.
Ndërkaq, zbatimi i tyre konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për të rregulluar disa sektorë të jetës në vend, siç ka për të shërbyer përshembull ligji i profesioneve të lira.
n.e/NOA
Â