Edhe pse në kulmin e boom-it të vitit 2006 të vendeve ish komuniste, pothuajse gjysma e qytetarëve të tyre jetonin më keq se në vitin 1989.
Sidoqoftë verdikti mbi 17 vitet e liberalizimit, privatizimit dhe stabilizimit u zbut nga një tjetër gjetje. Shumica e të anketuarve nga Banka Botërore dhe EBRD u shprehën optimist për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Shqetësimi është se kriza ekonomike globale ka dëmtuar besimin në të ardhmen dhe ka intensifikuar zymtësinë për të tashmen. Rritja e shpejtë ka lehtësuar pakënaqësitë ndaj politikanëve të korruptuar dhe burokratëve.
Të paktën ajo ofroi një mundësi për një sistem më të mirë shëndetësor dhe arsimi, të cilët janë shumë mbrapa standardeve perëndimore.
Por, rënia mesatare në PDD këtë vit është një 6.2 % i madh; përtëritja pritet të jetë e ngadalshme.
Kështu europianët lindorë përballen me taksa më të larta, borxhe më të mëdhenj, më pak shpenzime publike, paga më të ulëta dhe më pak vende pune.
Ata nuk kanë të njëjtët amortizues si në perëndim - që në sytë e shumicës, është edhe vendi ku filloi kriza.
Kjo mund të jetë një përzierje toksike, por deri tani pasojat kanë qenë të kufizuara. Mbështetja nga Bashkimi Europian, IMF dhe huadhënës të tjerë, pas hezitimit fillestar, ka qenë në e një mase, qëllim dhe shpejtësi të paprecedent.
Dhjetëra bilionë dollarë të të jashtmëve mënjanuan një katastrofe. Deri tani, asnjë monedhë nuk ka kolapsuar; bankat nuk kanë falimentuar, ose janë ndarë nga pronarët e huaj. Politikanët që predikojnë mbrojtjen, kontrollin e shtetit dhe sharlatizma të tjera kanë mbetur mënjanë.
Për ata vende pjesë, apo afër EU, rritja ka ardhur nga eksportet e të mirave dhe shërbimeve dhe flukse të mëdha hyrëse të kapitalit. Efekti neto ishte pozitiv, por disavantazhet tashmë janë të dukshme: varësi e madhe në një industri të vetme dhe në kërkesën e Europës perëndimore.
Flukset hyrëse të kapitalit të huaj mund të kenë qenë shumë të mëdhenj dhe shumë të shpejtë, duke çuar një rritje të madhe të konsumit dhe ndërtimeve, e shtyrë kjo nga huadhënie të nxituara firmave dhe individëve, shpesh në monedha të huaja.
Flukset hyrëse te parasë nga jashtë kanë rënë në mënyrë dramatike, dhe në disa raste janë kthyer mbrapsht.
Volumi i huave të sindikatave për rajonin, për shembull, kanë rënë në një të gjashtën e nivelit para krizës.
Rifillimi i këtyre flukseve të kapitalit është një prioriteti të lartë me rregulla më të matura për tregun e kredive.
Mbështetja e jashtme ka nisur një rreth vicioz të rënies së normave të shkëmbimit, besim të ulët të investitorëve dhe falimentimit të bankave.
Por shumë shtete përballen me një tjetër pasojë: vite rritje të ulët të shkaktuar nga norma shkëmbimi jokonkurruese dhe produktivitet i ngadaltë.
Ekonomitë e vendeve ish komuniste mund të jenë tkurrur, por akoma përbëjnë një aset të madh. Disa shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale.
Por ata gjithashtu duhet t'i bëjnë vendet e tyre të punojnë më mirë. Sipas EBRD dallohen katër fusha.
Një është përmirësimi i sistemit të drejtësisë. Një sistem i ngadaltë dhe i paparashikueshëm ligjor largon investitorët e huaj, që shqetësohen për kontratat dhe të drejtat e pronësisë.
Së dyti është një rregullim më i mirë. Pavarësisht përmirësimeve nga anëtarësimi në BE, bizneset luftojnë akoma me burokracinë.
Së treti është një sistem social më i sigurt. Ndjenja që jeta është e padrejtë dhe e pasigurt thekson ndarjen që ekziston midis fituesve dhe humbësve dhe rrezikon çrregullime politike.
E katërta është konkurrenca. Barrierat joformale dhe rrjetet e vjetra komuniste nuk lënë aksesimin e ekonomisë nga të huajt, që ka një kosto shumë të madhe për eficencën.
Bërja e institucioneve shtetërore të punojnë më mirë është më e thjeshtë për t'u diskutuar sesa për tu arritur.
Ka qenë e qartë prej kohësh që faktorë të paprekshëm kanë të bëjnë më kulturën kombëtare dhe nivelet e besueshmërisë sociale luajnë një rol më të madh se rregullat në ekonomitë ish komuniste.
EBRD thekson "vlerat, sjelljet dhe praktikat" në përcaktimin e asaj që përbenë "sjellje të pranueshme brenda firmës ose nga nëpunësit e qeverisë".
e.r/NOA/ Marrë nga "The Economist"; English version: Down in the dumps