English

Tentativë vjedhjeje në zyrat e Postës, nuk arritën dot që të preknin kasafortën

Tiranë, 6 nëntor, NOA - Një tentativë vjedhje është konstatuar në paraditen e sotme në mjediset e zyrës postare në fshatin Manëz të Durrësit, por për fat të mirë nuk ka rezultuar me ndonjë grabitje konkrete.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilëve tentativën e ka konstatuar përgjegjësi i zyrës postare, B.GJ.

Sipas tij, persona të paidentifikuar pasi kanë thyer xhamin e dritares kanë hyrë në mjediset e brendshme të zyrës.

Janë kryer veprimet e para hetimore lidhur me këtë ngjarje ku rezulton se orenditë dhe materialet e zyrës janë lëvizur nga vendet e tyre, ndërsa kasaforta në të cilën mbahen vlerat monetare të këtij filiali është e paprekur.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE