English

Tiranë, dhunohet nga vëllai se i shau bashkëshorten

Tiranë, 6 nëntor NOA - Një 51-vjeçare është rrahur nga vëllai i saj pasi debatoi me bashkëshorten e këtij të fundit.

Gjithçka ndodhi në banesën e vëllait të 51-vjeçares Fatmira H, në Tiranë ku ajo kishte shkuar për tu kujdesuar për nënë e saj Sofie G, 80-vjeçe.

Por veç kujdesit për nënën e moshuar, Fatmira ka nisur të debatojë me kunatën e saj.

Pas fjalëve fyese të ndërsjella ka ndërhyrë vëllai i 51-vjeçares i cili e ka goditur atë me grushte në fytyrë e trup për të mbrojtur bashkëshorten e tij.

Pas ngjarjes gruaja është larguar nga banesa e vëllait të saj dhe ka mbërritur menjëherë në polici ku e ka denoncuar.

Burime nga policia thanë se u shoqërua autori Perikli G, 49-vjeç i cili pasi u mor në pyetje u la i lirë ndërsa do të hetohet për veprën penale të "plagosjes së lehte".

k.k/NOA

KOMENTE