English

Tubimi i PS, Ngjela: Berishën duhet ta shporrim që të na heqin vizat për 7 ditë

Elbasan, 6 Nëntor NOA - Në tubimin e protestës të Partisë Socialiste që po zhvillohet momentalisht në Elbasan, ka marrë fjalën edhe Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

"Berishën duhet ta shporrim një orë e më parë sepse ai është e keqja e madhe e këtij vendi", ishte deklarata e Ngjelës.

Sipas tij, "Berisha nuk u mjaftua me vjedhje territoresh por po vjedh edhe votat".

"Duke mbajtur peng kutitë e votimit dhe transparencën e tyre, ai mban brenda rrëzimin e dinjitetit shqiptar e po ashtu mban të izoluar integrimin e Shqipërisë".

Sërish në Elbasan, Ngjela lëshoi premtimin e fortë se nëse do të ikte Berisha nga drejtimi i qeverisë, Shqipërisë do t'i hiqeshin vizat për shtatë ditë.

Kurse e etiketoi Berishën si "bandit të dhunës" dhe theksoi se "me ne nuk mund të përballet", duke kujtuar: "U përball me ne në vitin 1997 dhe nuk ia doli dot".

Në këtë kuadër, Ngjela akuzoi se Shtetet e Bashkuara kanë të paktën pesë vjet që nuk ftojnë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar për vizita zyrtare në Uashington dhe veçoi Berishën duke thënë se përpos deklaratave të tij se SHBA janë aleati kryesor, nuk ka asnjë ftesë ndaj tij nga qeveria amerikane.

a.k/f.sh/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

PS, tubim proteste në Elbasan, Leskaj: Taksat tuaja "i hëngri" 28 Qershori

KOMENTE