English

Biznesmeni Taçi sot në gjykatë synon lirinë, do t'i komunikohet masa e sigurisë

Tiranë, 7 nëntor, NOA - Biznesmeni Rezart Taçi, i cili u përshi para pak ditësh në një incident me gazetarin Mero Baze, do të përballet sot me gjykatën për të mësuar masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Dy ditë më parë, ndërsa ai u vetëdorëzua në polici, avokati i tij, Â Maks Haxhia, deklaroi se do të respektohet vendimi i drejtësisë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.

Tashmë biznesmeni i kompanisë "Taçi Oil" ka qëndruar në izolim dhe pritet që sot t'i komunikohet masa e mëtejshme e sigurisë, gjatë periudhës së procedimit penal të ngritur ndaj tij për shkak të goditjes me grushta në një pub ndaj gazetarit Mero Baze.

Sipas policisë, për shtetasin Rezart Mustafa Taçi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë "Arrest në burg", për konsumim të veprës penale të "goditjes për shkak të detyrës së kryer në bashkëpunim", në bazë të kodit penal.

n.e/NOA

KOMENTE