English

Dhuna ndaj gruas, 1 në 5 britanikë pro rrahjes

Londër, 7 Nëntor NOA-Duket se nuk janë vetëm shqiptarët që dhunën ndaj grave e konsiderojnë diçka normale kur bëhet fjalë për gruan apo femrën e tyre.

Rezultatet e një studimi të kryer nga qeveria në kuadër të dhunës në familje, kanë shokuar studiuesit pasi vihet re se  1/5 meshkuj pohojnë se kjo ndodh e sidomos kur femrat e tyre përdorin veshje provokuese apo flirtojnë me meshkuj të tjerë.

Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t'u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi "ajo nuk thotë qartë JO".

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur.

Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t'i takojë vetë femrës nëse ajo mban veshje provokuese.

m.i/NOA

KOMENTE