English

Hiqej si djali i Sejdiut, premtonte vende pune në këmbim të parave

Prishtinë, 7 nëntor, NOA - Një lajm aspak i zakontë mbërrin nga Kosova, prej së cilës jemi mësuar të dëgjojmë kryesisht lajme mbi pavarësinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët.

Fjala është për një person i cili hiqej se ishte djali i presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, duke e përdorur këtë si një formë mashtrimi ndaj njerëzve në këmbim të parave.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës për rastin konkret, personi që kryente këtë mashtrim tashmë është arrestuar dhe po mbahet në mjediset e paraburgimit në pritje të vendimit të gjykatës ndaj tij.

Bëhet e ditur paraprakisht se ai ka pranuar marrjen e 3000 eurove për t'i siguruar gjoja vend pune një të interesuarii.

Në këtë mënyrë ai ka konfirmuar dyshimin se kishte mashtruar njerëzit, duke u premtuar vende pune në Postën dhe Telekomin e Kosovës, në këmbim të parave.

Ai ishte prezantuar si i biri i presidentit të Kosovës, i punësuar në këtë ndërmarrje, Bardhyl Sejdiu, ku ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka denoncuar këtë rast në polici.

n.e/NOA

KOMENTE