English

Konfindustria thotë se Rezart Taçi dhe bizneset e tij nuk janë pjesë e saj

Tiranë, 7 Nëntor NOA - "Kompanitë "Taci Oil" shpk dhe "Armo"sha nuk janë anëtarë të Konfindustrisë/Konfederatës së Industrive të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë shprehje publike nga Konfindustria, që ka lidhje me kompanitë në fjalë".

Pohimin publik e bëri Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm. Ai tha se Konfindustria e bën sqarimin e mësipërm për shkak të

keqkuptimeve, që mund të lindin për shkak të deklarimeve të subjekteve të tjerë me emërtime të përafërta, "që me qëllim mund të kërkojnë të përfitojnë në mënyrë spekuluese me shfaqjen profesionale dhe emrin e mirë të krijuar nga Konfindustria në biznesin, institucionet, politikën dhe qytetarët shqiptare".

Reagimi i Buxhukut erdhi pasi një ditë më parë u publikua nga presidenti Hajredin Fratari, një deklaratë ku nënvizohej se Konfindustria Shqiptare ku Taçi është president nderi, kërkonte lirimin nga paraburgimi dhe ndaljen e shpifjeve mediatike për biznesmenët.

f.sh/NOA

Lexoni si nisi reagimi: Konfindustria Shqiptare: Dënojmë shpifjet për qëllime të ulëta përfitimi

KOMENTE