Prishtinë, 7 Nëntor NOA-Misioni i EULEX në Prishtinë ka nisur hetimet në nivelet më të larta të shtetit të Kosovës.
Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare të cilët citojnë zëdhënësen e misionit, Karin Limdal, e cila ka deklaruar se bëhet fjalë për hetime të korrupsionit në nivelin e lartë.
Mirëpo ajo ka theksuar se në këtë rast nuk do të thotë se gjithsesi bëhet fjalë për Qeverinë.
"Prokuroria nuk mund të japë informacione lidhur me hetimet, pasi nuk do të thotë se gjithsesi dikush do të arrestohet", ka deklaruar Limdal.
Deklarime të tilla ka bërë pak ditë më parë edhe kryeprokurori i EULEX-it Theo Jacobs.