Një komb mund ta helmojnë shumë gjëra duke u nisur nga ideologët satanik, doktrinat e thata, ëndërrimtarët e verbër e deri të miu helmues dhe krimbi gërryes
Nga Gjon Keka*
Derisa kombe te tjera të dala nga periudha dhe luftëra të ndryshme gjatë historisë kanë arritur t'i konsolidojnë dhe t'i vënë në vendin e tyre çështjen e identitetit kombëtar dhe shtyllat e tij të rëndësishme, në gadishullin ballkanik respektivisht te Kombi Shqiptar gjërat kanë shkuar në drejtimin e mjerueshëm duke lënë që ndërtesa e tyre e kulturës dhe identitetit kombëtar të ndërtohet me anë të copave të perandorisë otomane dhe të ndërtesës së fundit të ish-Jugosllavisë.
Duke ditur se kombi Shqiptar është një ndër kombet më të vjetra të Gadishullit Ballkanik që ka një gjenezë etnike prehistorike e të lashtë ilire, sot ka mbetur i copëtuar, i veshur me petk të huaj dhe i mbushur me krimba oriental të perandorisë otomane.
Tani ky komb pas këtij aksidenti tragjik të historisë së tij ka veshur rroba të huaja orientale dhe është mbështjellë një rrjet merimangash brenda tij duke humbur dita ditës identitetit e tij origjinal dhe kulturën e tij të lartë të civilizimit.
Prandaj nga kjo duhet thënë se nëse një komb prodhon me shume primitivizëm, injorance, urrejtje, nacionalizëm të kuq dhe mohon identitetin e tij, edhe shpirti i këtij kombi mbetet larg shekujve, civilizimit modern dhe zhvillimit bashkëkohor.
Këto prodhime orientale të mbetura nga pluhuri i perandorisë otomane po i trashëgojnë disa krimba që nuk dëshirojnë që kombin Shqiptar ta shohin duke lulëzuar dhe duke pasur një faqe te ndritur në historinë e kombeve moderne, por ata dëshirojnë që kombin Shqiptar ta gërryejnë dalëngadalë me anë të këtyre dukurive të errëta orientale që sot në shekullin XXI duken sheshit në mbarë trojet shqiptare.
Një komb mund ta helmojnë shumë gjëra duke u nisur nga ideologët satanik, doktrinat e thata, ëndërrimtarët e verbër e deri të miu helmues dhe krimbi gërryes.
Sidomos tani bota është e mbushur me ëndërrimtarë satanikë dhe rrëfimtarë të çmendur të kohërave të shpellave të errëta, prandaj në lidhje me këtë kombi shqiptar nuk duhet te lejoj të terrorizohet nga krimbat, madje edhe minjtë orientalë, sepse do mund të vij në rrezik shuarja e kombit në përgjithësi.
Turpi më i madh i një kombi është kur ai mban si të vetën një rrobe (identiteti) të pushtuesit të huaj si pjese të identitetit te tij, dhe mendon se me këtë veshje ata mund të mbulojnë kujtesën historike dhe të vërtetën.
Por një komb pa kujtesën e tij historike është një komb pa tru dhe pa të ardhme. Forca e një kombi qëndron në integritetin e tij të plotë të identitetit, kulturës, kujtesës dhe të vërtetës së tij historike pastaj civilizimit në përgjithësi dhe ruajtja e kësaj shtëpie integrale me dashuri ashtu që pamja ndaj botës të jetë rrezonuese.
Vlera e identitetit tone kombëtar dhe kulturor duhet të jetë një qëllim në vetvete dhe një pasqyre qe ne ia ofrojmë botës, e jo një vello të huaja që të mos na sheh askush dhe të mos na zbuloj askush se kush jemi në të vërtetë, po ashtu jo një pasqyrë e thyer ku dalin në shesh shumë fytyra të deformuara të kombit nga sundimi i perandorisë otomane, sepse në këtë mënyrë e tërë bota do të qeshte me pamjen dhe do habitej me veshjen e kombit Shqiptar me rroba të huaja orientale.
Është e udhës që kombi Shqiptar të filloj të përpiqet thellë për të korrigjuar gabimet e brendshme të tij (gabimet shpirtërore ku është këputur lidhja me rrënjët, identitetin dhe të vërtetën e tij historike) vetëm në këtë mënyrë kombi Shqiptar do të tregohet i mençur, komb me vizion të qartë dhe një komb që miraton brenda vetvetes së tij shikime të reja drejtë një të ardhme të ndritshme dhe të civilizuar.
Prandaj vetëm nëse në zemrën e një kombi janë këputur zinxhirët e skllavërisë dhe ka ndodhur ndryshimi rrënjësor, mund të fillojnë t'i japin leksione për lirinë dhe ndryshimin te tjerëve, në të kundërtën do mbesin gjithnjë të demoralizuar, pa të ardhme dhe me një rrëfim të trishtuar të historisë së tyre.
Nga kjo mund të thuhet se nëse ne e dimë historinë dhe e kuptojmë thelle identitetin tone, rrënjët tona, kulturën, atëherë nuk do te mashtrohemi aq lehte nga elita politike, qeveritë që vijnë njëra pas tjetrës apo ideologët partiakë, intelektualët, studiuesit dhe historianet me qasje orientale.
Sepse pikërisht te vetmen gjë që një shtet, një individ, apo institucion, apo disa nga krimbat e minjtë orientalë nuk mund të burgosin apo ta shkatërrojnë është e vërteta e historisë së kombit Shqiptar.
Një mrekulli nuk është asgjë më shumë ose më pak se kjo, që çdo komb që ka ardhur në dijeni të identitetit të tij të vërtetë ka zbuluar në vetveten e tij një pasuri të çmuar që do t'i shërbente edhe botës në përgjithësi si një vlerë e përbashkët.
Jo rastësisht në lidhje me pjesën e çmuar të një komb pra kulturës, identitetit dhe qytetërimit të tij shkrimtari politik, filozofi dhe diplomati Francezë Joseph Marie de Maistre ka nënvizuar se "kudo që është gjetur një altar, aty ekziston qytetërimit", në kuadër të kësaj dihet se trojet shqiptare janë të mbushur me altar të cilat tregojnë qartë historinë, traditën dhe kulturën e tyre të civilizimit perëndimor.
Por sot në këtë kohë e sidomos gjatë periudhës së pushtimit të perandorisë otomane dhe tani këto altarë apo këto gjurmë janë mbuluar nga pluhuri i perandorisë otomane duke ndërtuar mbi këto gjurmë historike të së vërtetës së kombit Shqiptare një kulturë dhe një elemente djallëzisht të huaj i cili po e dëmton dhe po e çon në dekadencë kombin Shqiptar.
Dhe atëherë kur një komb gjendet ne dekadencë, gjithmonë nevoja e tij e shpëtimit lidhet në referencën e të vërtetës historike, rrënjëve dhe identitetit të tij origjinal, pastaj referencat e njerëzve të urtë të tij që lindin për ta shpëtuar nga shuarja e tij e plote.
Dhe krejt në fund nganjëherë kombet dhe individët mendojnë si bretkosa, shndërrohen në krimba dhe minj që në një mënyrë apo tjetër janë rreziku më i madh i humbjes së vizionit dhe i identitetit të plotë të kombit Shqiptar.
Sepse kur dihet se shumica e njerëzve të kombit Shqiptar nuk është me të vërtetë e lirë, pa identitetin dhe kulturën e tyre të vërtetë, atëherë ai është i izoluar nga krimbat oriental dhe minjtë e perandorisë otomane të cilët gjoja se gdhendin nga jashtë ndërtesën e bërë nga copat e pluhurit të perandorisë otomane dhe asaj bizantine, ndërsa brenda është humnere dhe tmerre.
Por kur një komb ka identitetin e tij të vërtetë dhe vizionin e tij të qartë, atëherë ky komb ka një të ardhme të sigurt.
Sepse një komb me vizion dhe identitetin e tij të vërtetë nuk ka vend për t'u frikësuar, nuk ka asnjë arsye për frikësim, por detyre e tij është që të ecën në rrugën e tij të progresit dhe të zhvillimeve moderne duke u bërë kështu pjesë e botës së qytetëruar dhe demokratike. Kombi shqiptar duhet t'i tregoj botës se ai dëshiron të jetë një rrëfim i mirë dhe një tregim i suksesshëm i ecjes në shinat e zhvillimeve të përbashkët krah për krah me botën demokratike në proceset e saj zhvillimore.
Gjithashtu duhet nënvizuar se është koha që kombi Shqiptar me një përgjegjësi të madhe historike të hap dhuratën e tij të fshehur në vetvete aty ku e kanë mbuluar perandoritë e huaja dhe të zhvesh në tërësi veshjen e rrobave orientale, ashtu që të vishte me përgjegjësin e tij kombëtare, të identitetit, kulturës dhe në këtë mënyrë kombi Shqiptar të ecën dhe të ndiej sigurt se është pjesë e qytetërimit botëror dhe një aktor i rëndësishëm në botën demokratike e jo një komb apo një mjedis tragjik i Evropës dhe botës.
Duhet të mendojmë edhe siç mendohet presidenti i njëzetetetë amerikan Woodrow Wilson në lidhje me përkatësin e kombeve dhe të qytetërimit të tyre se vërtetë "ne jemi qytetarë të botës. Tragjedia e kohës sonë është se ne nuk e dimë këtë".
 (*) Dërguar nga autori