Tiranë, 7 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha i dërgoi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i dërgoi një një telegram ngushëllimi për tragjedinë e ndodhur në bazën ushtarake të Teksasit ku humbën jetën 13 ushtarakë dhe u plagosën 30 të tjerë.
"Me keqardhje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike në bazën ushtarake të Fort Hoodit në Teksas, ku si pasojë e goditjes së pabesë me armë zjarri humbën jetën 13 dhe u plagosën 30 ushtarakë dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm amerikanë, të cilët i ishin përkushtuar një misioni fisnik e shumë të vlerësuar", thuhet në mesazhin e nisur nga kryeministri Berisha.
Më pas ka shtuar se "në këtë çast zie kombëtare ndan me kombin mik amerikan, si dhe forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore".
"Por ju përcjell edhe në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave dhe kombin tuaj, si edhe t'ju uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit", i shkruan më tej kryeministri Berisha presidentit Obama.
n.e/NOA
Â