English

Maqedonia përjashtoi Kosovën nga projekti i një hidrocentrali të përbashkët

Shkup, 7 nëntor, NOA - Maqedonia do ta ndërtojë e vetme hidrocentralin me një liqen akumulimi në zonën "Lukovo Pole", duke përjashtuar në këtë projekt Kosovën, që më parë ishte deklaruar si projekt strategjik midis ministrit të Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe ministres kosovare të Energjetikës, Justina Shiroka-Pula.

Burime qeveritare theksuan se përjashtimi i Kosovës nga ky projekt u bë, për shkak se toka ku do të ndërtohet hidrocentrali me demarkacionin e fundit të kufirit i kalon plotësisht Maqedonisë. Drejtori i ndërmarrjes publike elektroenergjetike ELEM, Vllatko Çingovski ka anashkaluar të përmend marrëveshjet e deritanishme midis ministrive të të dy vendeve, duke nënvizuar faktin se projekti do të realizohet me investime nga ELEM dhe nëpërmjet kredive.

"ELEM do të investojë 6 milion euro si investime direkte, ndërsa 34 milion euro të tjera do të sigurohen përmes kredive", ka theksuar Çingovski, duke përjashtuar përfshirjen e Kosovës në këtë projekt. Lidhur me këto deklarime ka heshtur ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, i cili tërë kohën ka qenë promovues i këtij projekti të përbashkët me Kosovën.

Me mospërfshirjen e Kosovës, vështirësohen edhe planet e deritanishme strategjike midis dy vendeve në fushën e energjetikës.

NOA-INA

Â

KOMENTE