Tiranë, 7 Nëntor NOA-Skema e ndihmës ekonomike do të rishikohet me qëllim përfshirjen në të e sa më shumë familjeve të varfra e njëkohësisht do të shërbejë për të kontrolluar abuzimet e shumta që pushteti vendor ka bërë me fondet e qeverisë.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë deklaroi sot se vetëm kështu mund të lufta ndaj varfërisë do të jetë më efikase.
"Ndihma ekonomike duhet të përfshijë të gjitha detyrimet që familjeve në nevojë u lindin me shtetin dhe të cilave nuk kanë mundësinë t'u përgjigjen, si shkollimi, librat, bursat për fëmijët, energjia dhe të gjitha aspektet e tjera të jetesës së tyre që nuk përballohen dot", u shpreh Berisha.
Grupi i punës që po shqyrton ndryshimin e ligjit për ndihmën ekonomike, ka diskutuar për përmirësimin e skemës edhe për nënat me shumë fëmijë jetimë si dhe për personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të nxjerrë vetë të ardhura për të jetuar.
m.i/NOA