English

Prifti: ARMO me shumë pak detyrime ndaj shtetit, vetëm të prapambetura

Tiranë, 7 nëntor, NOA Update - Kompania "ARMO" ka shumë pak detyrime ndaj shtetit dhe nuk janë të vërtata akuzat që mbërrijnë në adresë të saj për shifra të larta borxhi të mbetur.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifit, sipas të cilit kompania ARMO nuk ka shuma të mëdha të prapambetura, sepse edhe ato që ekzistojnë janë ndaj Albpetrolit.

"Detyrimet më të mëdha të saj janë ndaj Albpetrolit, të cilat janë të mbetura në kohë", tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se "ARMO" ka marrë përsipër që t'i paguajë të gjitha ato dhe është vënë në rrugën e zgjidhjes së çështjes në fjalë.

"Drejtori i ri ka filluar negociatat me drejtorin e ARMO-s dhe më është thënë se kanë arritur në marrëveshje konkrete", citoi Prifti lidhur me këtë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE