Uashington, 7 nëntor, NOA - Pas një recesioni të gjatë që nga lufta e dytë Botërore, ekonomitë kryesore të industrializuara të botës janë duke u përgatitur për reagim.
Lajmi është bërë i ditur nga organizata OECD, sipas të cilës në shtator u vu re një rritje e treguesve financiarë në Itali, Francë, Britanië dhe Kinë.
Ndërkaq, sipas raportit më të fundit të kësaj organizate mësohet se sinjale përmirësimi më pak vendimtare vijnë nga Kanadaja dhe Gjermania, ndërsa thuhet se "shërimi është qartë i dukshëm në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe vende të tjera të OECD-së."
Nivelin më të lartë të rritje e shënoi Italia, e cila pasohej më pas nga Franca dhe Kina.
"Ne e konsiderojmë performancën më të lartë të rritjes ekonomike të Italisë, e cila ua ka kaluar vendeve të tjera të fuqishme të botës", thuhet në raportin në fjalë.
Lidhur me këtë fakt, kryeministri italian Beluskoni është paraqitur mjaft i kënaqur gjatë një deklarate për mediat.
Sipas tij, vlerësimi është për t'u marrë në konsideratë, sidomos në një kohë kur vende me ekonomi të fuqishme kanë rënë përfund nga kriza ekonomike, ndërsa Italia tregoi se arriti gjithsesi të prodhojë dhe të shesë, edhe në kohë krize.
n.e/NOA